Sat08192017

Last updateTue, 11 Jul 2017 6pm

Benefitet e shahut ne shkolla

 

Normal 0 false false false EN-US X-NONE X-NONE /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin-top:0in; mso-para-margin-right:0in; mso-para-margin-bottom:10.0pt; mso-para-margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

 Pse shahu në shkolla?

Shahu në shkolla “ për më shumë njerëz inteligjentë”

Shahu ndihmon në zhvillimin e :

Ø  Aftësive njohëse: si vëmendja, kujtesa , të menduarit logjik, rrit përqëndrimin, memorjen, intelligjencën

 

Ø  Aftësive  thelbësore për zhvillimin e individit;

      Kreativiteti, nëpërmjet zgjidhjeve t e problemeve,

      Të menduarit kritik;

      Aftësia për të vlerësuar pikat e forta dhe të dobëta, 

      Gjykimi  I  vlerave;  

      Marja e  vendimeve.

      Promovon përdorimin e dobishëm të teknologjisë.

 

Ø  Sensit etik; përmirësime në qëndrimet  dhe sjelljen e përgjithshme,

      Shahu inkurajon vetëvlerësimin, konkurencën e shëndetshme, punën në grup, studimin e vazhdueshëm si një rrugë për të arritur objektivat dhe ka për qëllim përmirësimin personal.

      Rrit ndjeshëm performancën në mësime. Shahu shërben për të strukturuar kohën e lirë të fëmijës.

Benefite specifike :

·         Përqëndrimi- Fëmijët   zhvillojnë aftësinë e  vëzhgimit të kujdesshëm    dhe përqëndrimin . Nëse ata nuk  shikojnë  dhe kuptojnë se çfarë po ndodh, ata nuk mund të reagojnë, pavarësisht  se sa  të zgjuar  janë.

·         Përfytirimi  - Fëmijët janë të prirur për të imagjinuar  sekuencën  e veprimeve perpara se ato  të ndodhin. Shahu zhvillon  aftësinë  e kujtesës   nëpërmjet  trajnimit  për të zhvendosur gurët  në mendjen e tyre, duke filluar nga  një lëvizje ,  per te kaluar  më pas në disa lëvizje

·         Të menduarit e llogjikshëm  - Fëmijët  mësojnë  të mendojnë përpara se të veprojnë. Ata mesojne të pyesin veten "Nëse e bëj këtë, çfarë mund të ndodhë më pas, dhe si mund të përgjigjem? Me kalimin e kohës, shahu ndihmon zhvillimin  e durimit  dhe të  menduarit e llogjikshëm.

·         Vlerësimi I Opsioneve/ alternativave  - Fëmijët   mësojnë   të mos   veprojne instiktivisht, por të identifikojnë alternativat dhe të marrin parasysh të mirat dhe të këqijat e veprimeve të ndryshme.

·         Analiza  Konkrete - Fëmijët mësojnë  të vlerësojnë  rezultatet e  veprimeve dhe sekuencave  e veçanta  ,duke gjykuar nëse është e vlefshme apo jo.

·           menduarit  abstrakt – Fëmijët  mësohen  t’u   rikthehen detajeve  dhe t’i rivlerësojnë ato    në mënyrë periodike  duke I   konsideruar  ato ne  teresine e tyre . Ata gjithashtu mësojnë  modele të caktuara për t’i përdorur   dhe  zbatuar në lidhje me kontekstet dhe situatat  e ndryshme.

·         Planifikimi - Fëmijët  aftësohen  të zhvillojnë qëllime afatgjata dhe të ndërmarin një varg veprimesh drejt realizimit të tyre, si dhe të rivlerësojnë  planin e tyre , në lidhje me situatat dhe zhvillimet e reja .

·         Aftësia për  të ndërtuar strategji  -Fëmijët  Inkurajohen  në përpjekjet  për të vleresuar njëkohësisht faktorë të ndryshëm .

"Shahu kontribuon në zhvillimin e të menduarit strategjik,  përqendrimin , aftësitë analitike dhe zgjidhjen e problemeve . "

 

A .  Shahu si mjet edukativ:

 

Sfida kryesore për fëmijët duhet të jetë eksplorimi dhe zhvillimi I mënyrës së të menduarit

Mësuesit dhe edukatorët  kanë nevojë për nje menyre  të drejtpërdrejtë   procesin e mësimdhënies me  standarte ( aftësa  e të menduarit)

Në kushtet e mbingarkesës së programeve mësimore, është e rëndësishme që përmbajtja e programit te mesimeve te shahut  të mos shtrihet cdo dite.

Sfida kryesore për fëmijët duhet të jetë zbulimi dhe zhvillimi I rruges dhe  mënyrës se si ne mendojmë

Do të ishte ideale, nëse arrihet  qe ajo  të bëhet   në mënyrë argëtuese,.

 

B. Shahu si mjet mësimor:

Shahu I ka të gjitha cilësitë për të qënë një mjët I shkëlqyer mësimor

Për një përfitim maksimal prej tij, shahu do të duhet të futet në shkolla , jo për të zhvilluar lojtarët e shahut, por për të  rritur  më shumë zhvillimin e fëmijve.

Shahu mund të përdoret për të zgjidhur problemet edukative , vecanërisht në procesin e  mësimdhënies me standarte, “ aftësitë e të menduarit” 

Shahu, I përdorur jo për hir të të mësuarit të shahut, jo për të krijuar shhistë më të mirë, por për të ndihmuar që  shkollat të  nxjerrin  më shumë nxënësvë  inteligjentë, më të adaptuar me njohuritë bazë për botën, një të ardhme më të shkëlqyer për shoqërinë tonë.

 

 

Seminari per Trajnere Fide 23-25 Shtator 2015

Rregullore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
FEDERATA SHQIPTARE E SHAHUT
RREGULLORE
E BRENDESHME E KAMPIONATIT KOMBËTAR INDIVIDUAL
TË SHAHUT PËR TE RRITUR

 

GARA

KAMPIONATI KOMBTAR INDIVIDUAL PER TE RRITUR -2012

DATAT

14 PRILL-22 PRILL

VENDI

TIRANE

Salla shahut

DATA E FUNDIT PER APLIKIM

14 PRILL

SISTEMI

9 TURE SISTEM “ZVICERAN”

KOHA E TE MENDUARIT

90’(PER 40 LEVIZJET E PARA) + 30’ DERI NE PERFUNDIM

ORGANIZATOR

FEDERATA SHQIPTARE E SHAHUT

REZULTATET

6 vendet e para ftohen per pjesemarrje ne

“Turneun e Me te Mireve 2012”

 

 

1.RREGULLAT E PERGJITHSHME

1.1 Kjo rregullore permban rregullat per kampionatin kombetar individual per te rritur si dhe kalendarin e ndeshjeve.

2.PJESMARRJA DHE APLIKIMET

2.1. Ne kete kampionat mund te marrin pjese sportistet qe paguajne tarifen e regjistrimit dhe qe nuk kane marre ndonje mase disiplinore te meparshme, qe u ndalon pjesemarrjen ne kampionat.

2.2 Tarifa: Sportistet qe do te marrin pjese ne kampionat duhet te paguajne tarifen e licencimit prej 500 lekesh , per lojtaret  qe marrin pjese si individe dhe 300 leke per lojtaret  e listuar nga klubet sportive perkatese (plus antaresimin e klubit sportiv) 

Kjo pagese do te behet ne llogarine bankare te Federates Shqiptare te Shahut prane  Bankes Raiffeissen.

2.3. Aplikimi: Aplikimet behen ne menyre individuale, jo me vone se data 14 Prill,  ora 14 : 00.

Mandati i pageses se tarifes duhet te dorezohet para perfundimit te garave.

 

3.Kontrolli i regjistrimeve

3.1. Te gjithe sportistet duhet te mbarojne proceduren e regjistrimit brenda afatit te percaktuar ne rregullore dhe perpara mbledhjes teknike.

3.3. Sportistet qe nuk marrin pjese ne turin e pare nuk do te marrin pjese ne turin e dyte e per rrjedhoje nuk do te mund te vazhdojne garen.Ne raste te tilla tarifa e hyrjes nuk u rimbursohet.

4.Menyra e gares

4.1. Ciftimet e Kampionatit Individual Shqiptar per te rritur do te behen nga gjyqtaria nepermjet programit “Swiss Manager “ me 9 ture.

Koha e mendimit do te jete 90’ per 40 levizjet e para dhe 30’ shtese per perfundimin e gjithe ndeshjes.

4.2. Ne varesi te pjesemarrjes gjyqtaria ka mundesine te shtoje ose te heqe ture nga numri i pergjithshem I tureve te shpallura. Ne kete situate program I ri shpallet gjate mbledhjes teknike.

4.3. Rregjistrimi i ndeshjes është i detyrueshëm, deri   ne perfundim te ndeshjes.

4.4.  Vonesa  e sportistit mbi  30` per fillimin e ndeshjes, shkakton humbjen e saj.

4.5.  Eshte e detyrueshme fikja e telefonave celulare.

Konsatimi qofte edhe I  nje “zileje” te vetme në sallen e shahut, shkakton humbjen e ndeshjes.

4.6. Ndalohet komunikimi i lojtarëve në zonën e ndeshjeve.        

4.7.Për probleme personale lojtari është i detyruar të marrë leje tek gjyqtari, nese i duhet te largohet nga salla.

4.8. Lojtari qe mbaron ndeshjen, largohet nga salla me te mbaruar ate.

4.9. Nuk lejohet prania e spektatoreve ne sallen e zhvillimit te ndeshjeve.

4.10. Gjyqtaria ka kompetenca te plota per zbatimin e kesaj  rregulloreje (hartuar ne baze te rregullores se FIDE) . Vendimet e saj jane te formes se prere.

5. Ne rastet e barazise se pikeve;

5.1. Nese njeri nga 6 vendet e para ndahet ne menyre te barabarte pikesh nga me shume se 1 sportist atehere.

- Per renditjen e sportisteve me pike te barabarta do te merren parasysh piket Buchholz dhe Sonneborn-Berger.

- Ciftimet e ndeshjeve do te behen duke perdorur  renditjen e mesiperme. (Me i larti ne renditje me me te ultin e keshtu me rradhe).

5.2.Per te gjitha vendet e tjera shikohen sipas rradhes piket Bucholz dhe Sonneborn-Berger

 

6.Pretendimet

Komisioni I pretendimeve formohet sipas rregullores se Federates se Shqiperise. Pretendimet duhet te behen me shkrim, drejtuar kryegjyqtarit, deri 15 minuta pas perfundimit te turit.

7. Cmimet:

Per kampionin jepet nga Granti I Shtetit shperblimi 20 000 leke.

Cmimet nga ana e Presidentit te Federates do te behen te ditur ne castin e fillimit te gares.

8.Programi

Pershkrimi

Data

Ora

Kontrolli regjistrimeve

14.04.2012

12 : 30 – 14: 00

Mbledhja Teknike

14.04.2012

14 : 00 – 14 : 30

Shpallja e Listes

14.04.2012

14 : 30

Shpallja e ciftimeve te Turit 1

14.04.2012

15 : 00

Ceremonia e Hapjes

14.04.2012

15 : 30

Turi 1

14.04.2012

16 : 00

Turi 2

15.04.2012

  9 : 30

Turi 3

16.04.2012

16 : 00

Turi 5

17.04.2012

16 : 00

Turi 6

18.04.2012

16 : 00

Turi 7

19.04.2012

16 : 00

Turi 8

20.04.2012

16 : 00

Turi 9

21.04.2012

  9 : 30

Turet eliminuese

22.04.2012

16 : 00

Ceremonia e Mbylljes

22.04.2012

16 : 30

 

 

Gjyqtaria:

Shkelqim Lazaj – K /gjytar

Ermal Culi – Gjyqtar + Sekretar Gare

Arjan Bllaca- Gjyqtar

Majlinda Pilinçi-Sekretare e Pergjithshme 

Aktmarreveshje per Implementimin e Shahut ne Shkolla

Kupa E Shqiperise

KUPA E SHQIPERISE  2011 (rapid)

Turi I

    Lushnja-Teuta 0-2  (1-3)
    Roskoveci-Velciku: 1-1  (2-2)
    Idi-Butrinti:1-1   (2-2)

Turi II

    Teuta-Butrinti: 2-0  (3.5-0.5)
    Veleciku-Idi: 2-0  (3-1)
    Lushnja-Roskoveci: 0-2  (0-4)

Turi III

    Roskoveci-Teuta: 0-2 (1.5-2.5)
    Idi-Lushnja: 2-0     (3-1)
    Butrinti-Veleciku:1-1   (2-2)

Turi IV

    Teuta-Veleciku: 1-1   (2-2)
    Lushnja-Butrinti:0-2  (0.5-3.5)
    Roskoveci-Idi: 2-0   (3-1)

Turi V

    Idi-Teuta: 0-2  (1.5-2.5)
    Butrinti-Roskoveci: 1-1  (2-2)
    Veleciku-Lushnja: 2-0   (3-1)

 

Renditja e Kupes se Shqiperise:

    Teuta           9 pike
    Veleciku        7 pike
    Roskoveci      6 pike
    Butrinti          5 pike
    Idi                3 pike
    Lushnja         0 pike

 

Kategoria I

Kategoria I
Kategoria I - Kjo hapesire eshte per kategorine e I-re

Kategoria II

Kategoria II
Kategoria II - Kjo hapesire eshte per kategorine e II-te

Kategoria III

Kategori\" data-mce-src=
Kategoria III - Kjo hapesire eshte per kategorine e III-te

Kategoria IV

Kategoria IV
Kategoria IV - Kjo hapesire eshte per kategorine e IV-rt

Kategoria V

Kategoria V
Kategoria V - Kjo hapesire eshte per kategorine e V-te