Tue09192017

Last updateTue, 11 Jul 2017 6pm

Historiku i Shahut

 

“Kampionati Kombëtar Shqiptar I shahut starton në vitin 1933 - vit kur u themelua Federata Shqiptare e Shahut dhe Xhafer Caushi,I Elbasanit, e fitoi atë. Trembëdhjetë vjet më vonë u mbajt edicioni i dytë, fituar nga Gaspër Shoshi (17 Nentori) dhe debutimi në arenën ndërkombëtare u zhvillua në Kampionatin Ballkanik të Beogradit (gusht 1946). Rishtarja Kombëtare Shqiptare mori rezultate modeste dhe vetëm dy barazime te mara nga Ahmet Gashi dhe Sotir Qiriaku kundër Bederev bullgare dhe  Yuri Toshev (kampion i Bullgarisë në vitin 1942 dhe 1947).

Në vitin 1953 FShSh hyri  në FIDE ( "Fédération Internationale des Échecs ') dhe nga 24 Maji deri më 26 Qershor te vitit te ardhshem, Bujar Hoxha mori katër barazime në turneun zonal në Pragë dhe Marianske Lazne (atëherë Çekosllovakia) të vlefshme për Kampionatin individual Botëror 1954-57, kundër: GM Gideon Stahlberg (kampioni  suedez në vitin 1927, 1932 dhe 1939), Victor Ciocâltea (kampioni I Rumanisë në 1952, 1959, 1961, 1969, 1970, 1971, 1975 dhe 1979; me vone MI 1957  dhe GM-1978), Eigil Pedersen (kampion I Danimarkes në 1951, 1953 dhe 1961) dhe Hugo Ilmari Solin (Finlandë 1945 kampion).

Në vitin 1956 perseri Bujar  Hoxha, 'ex aequo "( I barabarte) me Eqrem Koncin, ka fituar Turneun Ndërkombëtar të Tiranës, dhe fitorja e tij kundër sovjetikut  Abramov ishte e para e një shqiptari në arenën ndërkombëtare.

Një rezultat prestigjioz ishte vendi i 15 në botë në Olimpiadën e  V – te Studentore të Varnës, në Korrik të vitit 1958,  fitoret  e bukura kundër Islandës (3-1), Irlandës (2.5 deri 1.5), Suedise (2.5 në 1, 5) dhe një barazim madhështor kundër Polonisë (2-2); Teodor Siliqi arriti 6pike në tavolinën nr 4. Por ndeshja më e bujshme është luajtur nga Ylvi Pustina, i cili detyroi të barazonte Mjeshtrin Ndërkombëtar (ne atë kohë GM amerikan me origjinë italiane), Ëilliam James Lombardia, ish Kampion zyrtar I botes  per te rinj,  (titullin e fitoi në vitin 1957). Lombardia  u terhoq nga shahu,  për t'u bërë një prift katolik.

Në Turneun e II Ndërkombëtar në Tiranë (Dhjetor 1959) arritjet me të mira  lidhen me  barazimin e Esat Durakut me hungarezin Jeno Bán (më vonë autori i librit të famshëm " A Vegjatekok Taktikaja”, Corvina- Budapest, në vitin 1963, përkthyer në anglisht: " Taktika e mbylljeve", “simbolet  descriptive” në anglisht,  Dover, 1997). Në janar 1960, ekipi kombëtar fitoi medaljen e tij të parë në Kampionatin Studentor të Ballkanit dhe  atë të Vendeve të Adriatikut në Bukuresht, duke u renditur I treti pas fitores sensacionale ndaj ekipit kampion të studentëve në  botë të  Bullgarisë me rezultatin  2.5 me 0.5 (Pustina-Bogdanov 1 -0, Konci-Zankov 1 -0 dhe Duraku-Stefanov 0.5 me 0.5). Esat Duraku, i vetmi shahist shqiptar i pamposhtur, fitoi medaljen e argjendtë në tavolinën. Nr 2, ndërsa Ylvi Pustina dhe Eqrem Konci, bronxin, përkatësisht në tavolinat 1 dhe 3.

Nga 5 deri në 25 gusht të të njëjtit vit, ne turneun individual para-olimpik në Varna, me tre fitore dhe shumë barazime, Ylvi Pustina fitoi çmimin e veçantë për numrin më të madh të pikave të fituara kundër fituesve të turnout, duke mundur MI Nikola Bochev Padevsky (Kampion I  Bullgarisë në vitin 1954, 1955, 1962 dhe 1964,  e më pas GM-1964) dhe barazuar  me sovjetikun Nikolaj Krogius (më vonë MI-1963 GM-1964, trajneri I  ardhshëm i kampionit botëror 1969-1972, Boris Spassky Vasil'evich).

Shtypi ndërkombëtar vlerësoi arritjen e madhe shahistike të Pustinës. Në këtë turne shahisti shqiptar mundi  dhe MI Oleg Nikolaev Neikirkh (kampion I  Bullgarisë në vitin 1937, 1938, 1940, 1943, 1948, 1953 dhe 1957) dhe MI A. Zdravko Milev (kampioni Bullgar 1952, 1960 dhe 1961); Ai barazoi me GM Petar Trifunoviç (kampion të Jugosllavisë në vitin 1945, 1946, 1947, 1952 dhe 1961) dhe me bullgarin  Emil Stefanov Karastoichev.

Giovani AmillotaDalle origini al gennaio 1960 “ Storia degli scacchi albanesi: parte I

 

Historiku i FSHSH

Ne fillimet e shekullit 19 , loja e shahut mberriti edhe ne Shqiperi nepermjet tregtareve te asaj kohe.Natyrisht qe ishte prone e atyre familjeve, dhe luhej vetem ne tryeza familjare,jo ne ambiente publike.Gradualisht filloi te dukej dhe jashte mureve te shtepive,per tu luajtur dhe ne kafenete e asaje kohe.
Nder lojtaret e pare qe i del 'emri' ne vitet 1910 te ishte Abdulla Tirana nga Elbasani.Ky zotni lojen e shahut e kishte mesuar ne 'Haxhillek' te Persise.Nje dite te vitit 1913,Abdulla Tirana nxori nga shtepia,takemin e tije Shahistik, dhe e vendosi tek Kafene 'shkumbini' te porta e kalase ne Elbasan.Reth ketij lojtari i cili luante mjafte mire per kohen,u mblodhen shum idhtare e dashamires te lojes sa te bukur e te 'cuditeshme' te shahut.Hapja e tij ishte pothuaj standarte kur luante me te bardhet: shtynte dy kuti ushtarin para mbretit dhe para mbretereshes.Kjo menyre loje u perhap shume ne Elbasan dhe jo vetem atje.
Duhej te vinin vitet 30 qe shahu te perhapej si loje kafeneshe,ne shume qytete te vendit,dhe ne disa 'internate' te qyteteve kryesore.Sidoqofte numri i lojtareve mbetej i kufizuar dhe menyrat e lojrave ishin te thjeshta e 'empirike'.
Ne vitin 1933 pati perpjekje per ta bere me te njohur lojen e shahut.Ne Janar te atij viti 'Federata Sportive' qe varej nga enti kombetar 'Djelmenia Shqiptare',u beri ftese gjithe amatorve te kesaj loje 'magjike'(sipas shtypit te kohes) per te mare pjese 'ne te parin kampionat te Shqiperise' qe do te zhvillohej ne Tirane,kundrejte nje takse prej 5 Frangash ari.
Federata per kete qellim ju dergone te gjitha 'shoqerive sportive krahinore' gjithe udhezimet e duhura per zhvillimin e ketije aktiviteti.

Fteses per te mare pjese ju pergjigjen vetem 8 shahist me banim ne Tirane si: Muhamet Vokshi,Muhanet Hoxha.Eqerem Stermasi,Petro Martini,Ahmet Gashi,Xhafer Caushi si dhe dy te huaj (nje Gjerman dhe nje Austriak).
Numri i kufizuar i pjesemaresve rjedh jo vetem per faktin se taksa ishte e larte,por dhe si rjedhoje e shpenzimeve vetiake qe duhej te benin lojtaret per ditet qe duhej te qendronin ne Tirane per kete kampionat.

Nga data 06 Mars der me dt.15 Mars 1933,ne ndertesen e Tenis-Klubit zhvillohet Kampionati i pare Kombetar i Shahut.Gara u zhvillua me sistem 'rethi' me nga nje takim.
Interesi per kete kampionat ishte i jashtezakonshem(sipas shtypit te kohes).Pasqyrimi i tij ne gazetat e kryeqytetit si 'Besa' – 'Vatra' pasohet dhe nga 'Gazeta e Korces' si dhe 'Gazeta Shqiptare' qe botohej ne Bari te Italise.Mbas nje lufte te ashper sportive, vendin e pare ne kete Kampionat e zuri shahisti Xhafer Caushi,i cili laurohet dhe me diplomen e Federates sportive,te nenshkruar nga Kryetari i saj Z.Anton Mazreku.Pervec diplomes,fituesit ju dha dhe nje cmim i posatshem: nje tryeze te punuar ne menyre artistike me katroret e fushes se shahut persiper,nje 'takem' guresh te punuar po ne menyre artistike nga mjeshtri i drurit dhe dashamiresi i shahut Angjelin Kurti,si dhe dy karige.Sot ky komplet Shahistik,gjendet ne muzeun e kultures popullore te Shkodres.

Kampioni i fitoi te gjitha lojrat.Stili i tij ishte agresiv,i gjalle dhe i pasur me goditje te mprehta taktike.Ne vendin e dyte u rendit Petro Martini me 5 pike,mbas s`kualifikimit te shahistit Gjerman i cili u largua ne perfundim te gares.Ne kete kampionat te pare,niveli i lojrave nuk i kaloi caqet e lojrave praktike, me perjashtim te lojrave te Xhafer Caushit,e sidomos ne ndeshjen qe luajti me te bardhat kunder shahistit Gjerman,e cila paraqiti dhe nivel teorik,duke u mbyllur me nje finale te shkelqyer dhe mesimdhenese.Kesaje fitoreje ju be shume jehone nga shtypi i kohes,duke e cilesuar si nje 'loje mjafte interesante,dhe nje sukses te vecante per fituesin e saje'. 
Duhet theksuar se ky kampionat ishte nder kampionatet e para te organizuara nga Federata Sportive,krahas Futbollit,Atletikes e Ciklizmit.

Po japim lojen e Kampionit XH.Caushi (me te bardhat) kunder shahistit Gjerman:

1.d4 d5 2.c4 Kc6 3.Kf3 Fg4 4.cd F:f3 5.dc F:c6 6.Kc3 e6
7.e4 Fb3 8.f3 f5 9.ef ef 10.Fc4 Dh4+ 11.g3 De7+ 12.Mf2 000
13.Te1 Df6 14.Fe3 Mb8 15.Tc1 g5! 16.d5! Ke7 17.Fd4 Dd6 18.F:h8 T:h8
19.dc Dc5+ 20.Mg2 D:c4 21.T:e7 F:e7 22.Dd7 Fb4 23.D:f5 h6 24.cb M:b7
25.Dd5+ D:d5 26.K:d5 Fa5 27.b4 Fb6 28.a4 a5 29.ba F:a5 30.Tb1+ Ma7
31.Mh3 h5 32.Tc1 Th7 33.Tc6 h4 34.Mg4 hg 35.hg Tg7 36.Mf5 Fb6
37.f4 Ff2 38.T:c7+ Tc7 39.K:c7 gf 40.gf Mb7 41.Kd5 Mc6 42.Kc3 Mb6
43.Me4 Ma5 44.Kd1 Fa7 45.Ke3 M:a4(azhurnim) 46.(Kg4) Fb8 47.f5 Mb5 48.Md5 Fa7
49.f6 Fc5 50.f7 Ff8 51.Ke5 Fg7 52.Kg6 Mb6 53.Md6 Fh6 54.Md7 Fg7
55.Ke7 Ff8 56.Kf5 ! Mb7 57.Me8 Fa3 58.Ke7 i ziu dorzohet.    

 

KRIJIMI I FEDERATES SHQIPTARE TE SHAHUT

Kampionati i pare kombetar me gjithe se pati pjesemarje te vogel,per shkaqet qe permendem me lart,pati nje jehone te madhe net e gjitha qytetet e Shqiperise te asaj kohe,si dhe ne te gjitha shtresat e popullsise.Interesimi per kete loje 'magjike' po shtohej cdo dite.Kishte kerkesa te te gjitha llojeve sidomos nga tregtaret dhe intelektualet,per tu organizuar dhe per te patur me shume aktivitete.Per rjedhoje te ketij popullariteti dhe te ketyre kerkesave,linden premisat qe shahu te kishte nje federate te tijen,per te qene me e manovrueshme ne perhapjen dhe zhvillimin e kesaj loje,qe tashme po behej me popullore.
Keshtu,ne dt.14 Maj te vitit 1933 krijohet Federata e shahut me emertimin fillestar 'Bashkimi i shahisteve Shqiptar' me qender ne Tirane.Kjo federate apo bashkim u krijua duke u mbeshtetur ne tre 'boshte':
1.Akti i themelimit
2.Zgjedhja e kryesise dhe kryetarit
3.Hartimi i Statutit dhe Regulloreve te funksionimit


Me kete baze ligjore, qe u sanksionua nepermjet gjykates se shkalles se pare te Tiranes, me 12 Qershor te vitit 1933,per tu kthyer ne person juridik,mori jete dhe nisi nga funksionimi Federata Shqiptare e Shahut ose 'Bashkimi i shahisteve Shqiptare' sic quhej ne ate kohe.

ORGANET DREJTUESE u zgjoghen me shumice votash nga (mbledhja e pergjitheshme e themeluesve).Kandidatet erdhen te zgjedhur po me shumice votash,nga mbledhiet e themeluesve ne qytetet e tyre.Per te drejtuar shoqaten u vendos po me shumice votash si me poshte:
a) Kryetari i nderit
b)Kryetari i federates
c)Tre antar
d)Sekretar / Arketar.

SHAHISTET qe jane aktivizuar dhe dalluar me teper ne periudhen 1933 – 1939 kane qene:

1.Xhafer Caushi 2.Mehmet Vokshi 3.Muhamet Hoxha
4.Petro Martini 5.Ahmet Gashi 6.Eqerem Stermasi
7.Petraq Leka 8.Julius Schvarcc 9.Naxhi Shkupi
10.Angjelin Kurti 11.Koli Marashi 12.Zef Agimi
13.Halit Sollaku 14.Dr.Irfan Pustina  

 Federata e Shahut është anëtare me të drejta të plota EUChess, FIDE Frankophonie Associates, MediterranianChess.

Kategoria I

Kategoria I
Kategoria I - Kjo hapesire eshte per kategorine e I-re

Kategoria II

Kategoria II
Kategoria II - Kjo hapesire eshte per kategorine e II-te

Kategoria III

Kategori\" data-mce-src=
Kategoria III - Kjo hapesire eshte per kategorine e III-te

Kategoria IV

Kategoria IV
Kategoria IV - Kjo hapesire eshte per kategorine e IV-rt

Kategoria V

Kategoria V
Kategoria V - Kjo hapesire eshte per kategorine e V-te