Tue09192017

Last updateTue, 11 Jul 2017 6pm

Back You are here: Home Federata Federata Shteterore E Shahut Statuti Statuti I Federatës Së Shahut

Statuti I Federatës Së Shahut

  


STATUTI

                       I

                                                                        FEDERATËS SHQIPTARE TË SHAHUT

                      K R E U    I

PARIME TE PERGJITHSHME 

Federata Shqiptare e Shahut është themeluar më vitin 1933 si Bashkimi i Shahistëve Shqiptarë

Federata Shqiptare e Shahut është antëare e  FIDE (Federatës Botërore ) dhe ECU (Federatës Europiane)  të Shahut

 

NENI 1

FORMA LIGJORE, PËRBËRJA, SELIA

1.  “Federata Shqiptare e Shahut” (për efekt të këtij statuti më poshtë do t’i  referohemi FSHSH) është person juridik privat që krijohet në formën e shoqatës, e cila perfaqëson bashkimin vullnetar të shoqatave, klubeve dhe shoqërive  sportive të shahut dhe vepron në përputhje me dispozitat e Kushtetutës në Republikën e Shqiperisë, Kodit Civil, ligjit Nr.9376 datë 21.04.2005 “Për Sportin”, ligjit Nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, ligjit Nr.8789 datë 07.05.2001 “Per rregjistrimin e Organizatave Jofitimprurese” si dhe akte te tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë aktivitet.

2.  FSHSH, si antare e Federatës Ndërkombëtaretë Shahut (FIDE) dhe asaj Europiane (ECU)  respekton Statutin, Rregulloret, Direktivat dhe Vendimet e tyre dhe siguron respektimin e tyre nga të gjithë antarët e saj.

3.  Selia e FSHSH do të jetë  në adresën :” Rr.Liman Kaba, Ish- Kompleksi Dinamo” Tiranë.

 

                                                                         

 

                                                           

 

 

NENI 2

  EMRI, SIGLA, SIMBOLET, VULA

1.  Emri i plotë i kësaj  shoqate  do të jetë :  “Federata Shqiptare e Shahut”.

2.  Sigla e saj do të jetë F.SH.SH.

3.  FSHSH ka stemen, flamurin dhe vulën e saj, të  cilat përshkruhen  më poshtë:

a.    Stema e FSHSH është një kuadrat me katër katrorë bardhë e zi, me shqiponjën e zezë në qëndër, mbi të cilën shkruhet me gërma të kuqe: FSHSH 1933 dhe poshtë saj: Federata Shqiptare e Shahut.

b.  Flamuri i FSHSH është stema e FSHSH e vendosur në ¼ lart majtas të formatit të flamurit zyrtar me sfond të kuq.

                                                                                     

c.   Vula e FSHSH ka formë rrethore dhe përmban elementët e kërkuar nga ligji

                                                                                                                                                                                                                                                

NENI 3

 

QELLIMI DHE FUNKSIONET

1.  Federata Shqiptare e Shahut eshte organizatë jofitimprurëse.

2.  Te ardhurat qe krijohen në FSHSH nga burime të ndryshme (ligjore) riInvestohen 100% per zhvillimin e aktivitetit te FSHSH-se.

3.  Federata Shqiptare e Shahut ka keto objektiva dhe detyra:

    1. Të zhvillojë, promovojë, kontrollojë dhe rregullojë aktivitetin sportiv të shoqatave e klubeve në Federatë, në të gjitha format,  në të gjithë territorin e Republikës së Shqiperisë, në përputhje me këtë statut.
    2. Të ndihmojë në mënyrë të kualifikuar në rritjen dhe zhvillimin e marrdhënieve miqësore ndërmjet anëtarëve të Federatës,  të mbrojë të drejtat e anëtarëve të saj dhe të kujdeset për zgjidhjen e problemeve tekniko-organizative e  sportive, duke u mbështetur në statut, rregullore, në legjislacionin shqiptar si dhe aktet ligjore ndërkombëtare të veprimtarisë së sportit të Shahut;
    3. Të drejtojë dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e të gjithë gjyqtarëve të FSHSH-së, kombetarë e ndërkombetarë të aderuar në federatë.
    4. Te organizojë Kampionatin Kombëtar Ekipor dhe Individual dhe të shpallë Kampionin  Kombëtar dhe ekipin Kampion në sportin e Shahut;
    5. Te përfaqësojë Republikën e Shqiperisë ne FIDE dhe ECU.
    6. Të organizojë ekipin kombëtar dhe të marrë pjesë në veprimtaritë sportive ndërkombetare ose të autorizojë pjesmarrjen e anetarëve të saj në këto veprimtari.
    7. Të organizojë në Republikën e Shqiperisë veprimtari sportive ndërkombëtare dhe të japë leje për organizimin e tyre nga antaret e saj. 

                                                                                                                  

K R E U   II

 

ANTARËSIA

 

NENI  4

 

ANËTARËT

  1. Anëtarët e FSHSH duhet të jenë  subjekte/ente te njohura nga “Ligji për Sportin” te cilët pranojnë aderimin pranë saj, duke respektuar statutin dhe rregulloret e funksionimit të FSHSH.
  2. Anëtaret e regjistruar në FSHSH janë të detyruar të kontribuojnëpër FSHSH  nëpërmjet pagimit te kuotizacioneve të përcaktuara nga A P.
  3. Selia e nje antari të FSHSH është  në  territorin shqiptar. 
     

NENI  5

 

E DREJTA E FITITMIT TE ANTARËSISË

  1. Kushdo që përmbush kushtet dhe kërkesat e Ligjit për Sportin dhe Statutit të FSHSH,  mund të kërkojë  të drejtën e  anëtarësisë në FSHSH, në përputhje me rregullat e legjislacionit në fuqi.
  2. Komiteti Drejtues i jep aplikuesit të drejtën e të qënit antar provizor i federatës deri në asamblenë e rradhës. Antari provizor nuk ka të drejtë vote në asnjë organ të FSHSH dhe nuk mund të ushtrojë të drejtat që lidhen ngushtësisht me cilësinë të qënit anëtar
  3. Asambleja e Përgjithshme vendos mbi antarësine e një anëtari, por gjithsesi Asambleja  nuk mund ta refuzojë kërkesën në rast se kërkuesi përmbush kushtet dhe kërkesat e Ligjit dhe Statutit.

NENI 6

 

TE DREJTAT E ANËTAREVE

 Aëntari i Federates Shqiptare të Shahut ka të drejtë: 

 

1.      Të pajiset me kartën e  antarësimit.

2.      Të pajiset me statutin dhe rregulloret e FSHSH.

3.      Të përfaqësohet me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme.

4.      Të informohet  lidhur me vendimet  e mara nga organet drejtuese të federatës

5.      Të pajiset falas me botimet e ndryshme që bën FSHSH.

6.      Të marë pjesë në aktivitetet zyrtare e miqësore, kombëtare dhe ndërkombëtare që organizon FSHSH.

7.      Të njihet më parë me programin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme dhe dokumentacionin pëkatës

8.      Gjithashtu përveç të drejtave të sipërcituara, anëtari ka edhe çdo të drejtë tjetër që buron nga ky Statut apo nga Legjislacionin shqiptar në fuqi.

 

NENI 7

 

DETYRIMET E ANETAREVE

 

Anëtari I FSHSH ka detyrim:

1.   Të jetë korrekt ndaj federatës, duke respektuar detyrimet ligjore dhe statutuore si dhe duke respektuar etikën sportive dhe sjelljen e ndershme karshi çdo subjekti të angazhuar me FSHSH.

2.   Të paguajë detyrimet  financiare ndaj FSHSH..

3.   T’i komunikoje FSHSH  çdo ndryshim në statutet dhe rregulloret e brendshme si dhe çdo detyrim në listën e personave të autorizuar të përfaqësojnë anëtarin pranë FSHSH, apo palëve të treta.

4.   Të pranojë dhe t’u nënshtrohet statuteve dhe rregulloreve të FSHSH si dhe të organizatave ndërkombëtare.

5.   Të njohë parimet e ndershmërise, integrietit dhe sjelljes korrekte sportive.

6.   Të njohë autoritetin e gjykatave të arbitrazhit sportive sipas ligjeve dhe marrëveshjevë në të cilat FSHSH merr pjesë.

7.   Të pranojë autoritetin e Komisionit Kombëtar Antidoping.

8.   Të njohë të gjitha detyrimet e tjera qe burojnë nga ky statut, apo nga legjislacioni shqiptar në fuqi.

 

NENI 8

 

PEZULLIMI

1.   Në rast të shkeljes serioze të Statuteve, rregulloreve, direktivave dhe vendimeve të FSHSH – së, Asambleja e Përgjitshme mund të vendosë pezullimin e anëtarësisë për një periudhë deri në 2 vjet.

2.   Në raste urgjente K.D. mund të vendosë pezullimin  provizor deri në thirrjen e  asamblesë së  rradhes, e cila do te shprehet me një vendim, sipas pikës 1 të këtij neni.

3.   Pezullimi  i anëtarësisë pezullon çdo të drejtë që anëtari ka në lidhje me FSHSH, për sa kohë pezullimi është në fuqi.

NENI  9

HUMBJA E STATUSIT TE ANËTARIT

1.      Statusi i anëtarit mbaron me dorëheqjen ose përjashtimin e antarit.

2.      Humbja e statusit të antarit nuk e liron atë nga detyrimet financiare te papërmbushura kundrejt FSHSH, ose antarëve të tjerë. Humbja e statusit të antarit përjashton anëtarin  nga të gjitha të drejtat që lidhen me FSHSH- në, veçanërisht nga ato që lidhen me kapitalin e regjistruar në FSHSH.

3.       

 

NENI   10

 

DORËHEQJA E ANËTARIT

1.      Një anëtar mund të paraqesë me shkrim kërkesën e tij për dorëheqje, e cila në cdo rast hyn në fuqi vetëm në fund të vitit financiar.

 

K R E U  III

 

ORGANIZIMI

 

NENI   11

 

ORGANET  DREJTUESE

Organet  drejtuese të FSHSH janë:

1.  Asambleja e Përgjithshme.

2.  Presidenti.

3.  Komiteti Drejtues.

4.  Sekretari I Përgjithshëm

 Komisionet:

1. Komisioni i Disiplines.

2. Komisioni i Këshillit të Trajnerëve

3. Komisioni I Apelit

3. Komisioni Tekniko-Arbitër.

4. Komisioni i Finances 

5.Akademia  e Shahut



NENI  12

 

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME

 

1.  Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë i FSHSH. Vetëm një Asamble e mbajtur në përputhje me rregullat e këtij statuti ka autoritetin të marrë vendime.

2.  Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga të gjithë antarët e FSHSH, të cilët përfaqësohen me 1 (nje) votë secili.

3.  Në Asamblenë e Përgjithshme marrin pjesë pa të drejtë vote, anëtarët e nderit të miratuar  nga Asambleja e Përgjithshme, anëtaret e Komitetit Drejtues dhe Sekretari i Përgjithshem i FSHSH-së, si dhe çdo person tjetër që Asambleja vendos të jetë prezent.

4.  Asambleja e Përgjithshme mund të vendosë që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura për  publikun, sipas propozimeve te KD.

 5.  Këta persona nuk kanë të drejtë vote dhe në çdo rast mund të diskutojnë vetëm me leje të drejtuesit të Asamblesë. 

 

NENI   13

 

KOMPETENCAT E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME

 

Asambleja e Përgjithshme e FSHSH  ka këto kompetenca:

a.       Miraton ndryshime të statutit të FSHSH  në  përputhje me ligjin.

b.      Miraton llogaritë vjetore të Federatës.

c.       Miraton raportin e Komitetit Drejtues të FSHSH.

d.      Voton buxhetin e FSHSH.

e.       Miraton organin e kontrollit financiar të pavaruar nga FSHSH  sipas ligjeve në fuqi.

f.       Përcakton numrin e plotë të antarëve të Asamblesë së Përgjithshme.

g.      Zgjedh Presidentin e federatës.

h.      Zgjedh anëtarët e Komitetit Drejtues.

i.        Miraton propozimet e anëtarëve për dhënie të titujve të nderit brenda juridiksionit të federatës.

j.        Miraton pranimin, përjashtimin, pezullimin apo dorëheqjen e një anetari sipas parashikimit në këtë statut.

k.      Miraton kalendarin e aktiviteteve te programuara nga KD

l.        Deklaron shkrirjen e federatës dhe likujdimin e veprimeve të saj financiare.

 

NENI 14

 

EMËRIMI I DELEGATËVE

1.  Anëtarët, dërgojnë pranë  federatës personat zyrtarë të autorizuar për përfaqësimin e tyre.

2.  Delegatët  duhet të kenë autorizim, prokurë të shoqatës, klubit sportiv etj;që vërteton se ai është përfaqësues me të drejtë vote.

3.  Delegatët zyrtarë duhet të kënë dokumentin e identifikimit.

4.  E drejta e votes nuk mund t’i delegohet nje anëtari tjetër.

5.   Anëtarët janë të detyruar që të sjellin emrat e personave  të autorizuar për t’u  përfaqësuar me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme  pranë sekretariatit të FSHSH, jo më vonë se 20 ditë përpara datës së zhvillimit të Asamblesë.

 

NENI 15

 

NUMRI DHE PËRCAKTIMI I  DELEGATËVE:

1.  Numri i delegatëve pëcaktohet si më poshtë:

      1. Cdo klub sportiv ka 1 (një) delegat.
      2. Cdo shoqatë sportive ka 1 (nje) delegat.
      3. Cdo shoqëri sportive ka 1( një) delegat.

2.  Cdo delegat ka të drejtën e 1 (një) vote

3.      Nuk mund të përfaqësohet me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithsme të FSHSH:

a.       Sekretari apo drejtori ekzekutiv i një klubi sportiv, shoqate apo shoqërie  sportive

b.       Persona që kanë qene perfaqësues me të drejtë vote në një federatë tjetër. 


 

NENI 16

                                                              

ASAMBLEJA E PERGJITHSHME E  ZAKONSHME 

1.  Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme thirret nga Komiteti Drejtues dhe/ose Presidenti,  jo më pak se një herë në vit. Njoftimi për mbledhjen e Asamblesë duhet t’u dërgohet antarëve 30 ditë përpara ditës së zhvillimit të saj.

2.  Rendi i ditës vendoset nga KD.  Cdo material i mbledhjes duhet t’u dërgohet aanëtareve të paktën 10 ditë përpara zhvillimit të Asamblesë

3.  Cdo anëtar ka të drejtë të propozojë përfshirjen në rendin e ditës të një çështje. Kjo kërkesë duhet të paraqitet në sekretariatin e FSHSH  20 ditë përpara mbledhjes.

 

NENI 17

 

RENDI I DITËS PËR ASAMBLENE E PERGJITHSHME TE ZAKONSHME 

Rendi i ditës për Asamblene e Pergjithshme te Zakonshme  duhet të përfshijë të paktën çështjet e mëposhtme :

a.       Verifikimi I përbërjes së mbledhjes.

b.      Raporti i Presidentit

c.       Miratimi i raportit te aktiviteteve te K.D-së.

d.      Miratimi i raportit financiar

e.       Miratimi i veprimtarive financiare per vitin pasardhës.

f.       Zgjedhjet per cdo vend vakant të organeve drejtuese

g.      Shqyrtimi i propzimeve per amendamentet në statutin e FSHSH.

h.      Diskutime nga antarët  për çeshtje të tjera.

i.         

NENI   18

 

ASAMBLEJA E PERGJITHSHME E JASHTËZAKONSHME

1.  K.D mund të thërrasë një Asamble të  Përgjithshme të jashtëzakonshme nëse mendohet se kjo eshte e domosdoshme

  1. Kur të paktën 1/3 e delegatëve të Asamblesë së FSHSH bëjnë kërkese me shkrim, KD është i detyruar të thërrasë një Asamble të Përgjithshme të jashtëzakonshme jo më vonë se 2 muaj pas marrjes se kërkesës. Nëse asambleja nuk mbahet, antarët që e kerkuan atë, mund ta thërrasin mbledhjen vetë, duke ngarkuar një kryetar të perkohshmën me një grup pune.

3.  Njoftimi për mbledhjen e asamblesë së jashtëzakonshme duhet t’u dërgohet antarëve të paktën 30 ditë përpara ditës së zhvillimit të saj.

4.  Rendi i ditës si dhe çdo dokument tjetër duhet t’u dërgohen  antarëve 10 ditë përpara datës së mbledhjes.

  1. K.D. vendos për rendin e ditës kur Asamblenë e thërret ai. Kur ajo mbahet me kërkesën e 1/3 të delegatëve, rendi i ditës duhet të përmbajë pikat e ngritura nga këta  antarë.

6.  Rendi i ditës i Asamblesë së Jashtëzakonshme  nuk mund të ndryshohet. 

 

NENI  19

 

VENDIMMARRJA

  1. Asambleja e Përgjithshme, qoftë e zakonshme, qoftë e jashtëzakonshme mund te marë vendime te vlefshme kur janë prezent më shumë se gjysma e delegatëve (50 % + 1) që kanë të drejtë të votojnë (kuorumi i mbledhjes është mbi 50% e anëtarëve të FSHSH). Asambleja i merr vendimet me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve prezentë në mbledhje, përveç rasteve kur ky Statut përcakton një shumicë të cilësuar.
  2. Nëse kuorumi (50 % + 1) nuk arrihet në mbledhjen e parë, një Asamble tjetër e Pergjithshme duhet të bëhet 24 orë pas të parës, me të njëjtin rend dite. Nuk kërkohet kuorum I caktuar (50 % + 1të anëtarëve) për mbledhjen e dytë, perveçse kur në rendin e ditës janë parashikuar: amendeamente në statutin e FSHSH si zgjedhja e Presidentit dhe KD-së;pezullimi I një ose disa anëtarëve të një organi të FSHSH, përjashtimi I një anëtari të FSHSH, ose shkrirja e FSHSH-së. Në këto raste kuorumi I caktuar (50 % + 1 të anëtarëve) është I detyrueshëm për të filluar mbledhjen. Në çdo rast Asambleja voton dhe merr vendime lidhur me çdo çështje sipas shumicës që ky statut përcakton për çdo çështje specifike.Cdo vendim I marë pa respektuar kuorumin e mbledhjes dhe shumicën e kërkuar në votim është I pavlefshëm dhe nuk sjell pasoja.
  3. Asambleja e Përgjithshme nuk duhet të marë vendime për çështje që nuk janë parashikuar në rendin e ditës.
  4. Anëtaret ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit përmes delegatëve të tyre  zyrtarë në përputhje me ligjin dhe këtë statut. Një delegat nuk mund të përfaqësojë më shumë se një anëtar.
  5. Vendimet  e asamblesë duhet të merren me votim të hapur,  me përjashtim të rastit kur 1/3 e delagatëve kërkojne votim te fshehtë.  Kur votohet  lidhur me persona të caktuar apo  për  cështje të lidhura me persona të caktuar, në cdo rast votohet me votë të fshehtë.
  6. Nuk lejohet kalimi  me prokurë apo çdo akt tjetër i të drejtës për të votuar nga delegati votues.
  7. Vendimet e marra nga Asambleja hyjnë në fuqi një ditë pasi ato jane miratuar, me përjashtim te rasteve kur Asambleja vendos per nje date te mevonshme ose ia delegon kete te drejte KD-së.            
  8. Vendimet e Asamblesë së Përgjithshme qoftë të zakonshme, qoftë të jashtëzakonshme, të cilat janë marë në shkelje të këtij statuti ose të ligjit, janë absolutisht të pavlefshme.Cilido anëtar mund të kërkojë konstatimin e pavlefshmërisë përpara organeve kompetente.          

 

NENI   20

 

DREJTIMI I ASAMBLESE SE PERGJITHSHME

  1. Asambleja e Pergjithshme duhet te drejtohet nga Presidenti, ose zv/ presidenti.Në rastin që dhe ai mungon, asambleja drejtohet nga anëtari më I vjetër I KD, ndihmuar nga dy antarë të KD, të cilët zgjidhen nga KD.
  2. Asambleja miraton komisioin e votimit te perbere nga 3 persona.
  3. Drejtuesi i mbledhjes eshte pergjegjes per respektimin e rendit te dites. Ai percakton edhe kohen ne dispozicion te cdo antari per diskutim.
  4. Procedura e mbajtjes se procesverbalit te mbledhjes drejtohet nga Sekretari i Pergjithshem i cili i dërgon kopje cdo anëtari  brenda 20 diteve pas datës se mbledhjes.

NENI  21

 

ZGJEDHJET

1.   Zgjedhjet për organet drejtuese mbahen me votim të fshehte.

2.   Zgjedhjet për organet drejtuese( me perjashtim te Presidentit) zhvillohen kur arrihet një kuorum votash (50% + 1) të gjithë delegatëve të FSHSH. Shpallet I zgjedhur cdo kandidat që merr (50% + 1) të delegatëve të FSHSH. Në rast se në votimin e parë asnjë nga kandidatët nuk arrin shumicën e kërkuar (50% + 1), të gjithë delegatëve të FSHSH, mbahet një votim I dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë marë më shumë vota. Në zgjedhjet e dyta shpallet fitues kandidati që ka marë shumicën e thjeshtë të votave të nëtarëve prëzentë. Në rast se votat përsëri janë të barabarta, zgjedhjet përsëriten ndërmjet këtyre dy kandidatëve edhe një herë. Në rast se edhe pas këtij votimi të fundit përsëri votat janë të barabarta, kandidati fitues do të përcaktohet nga shorti, I cili organizohet nga komisioni I votimit.

3.  Zgjedhja e Presidentit te FSHSH ka nevoje per 2/3 e votive te delegatreve prezente ne mbledhje.Ne rastet kur asnjeri nga kandidatet nuk arrin te mare 2/3 e votive, atehere dy kandidatet qe kane mare numrin me te madh te votave ne raundin e pare , kualifikohen per raundin tjeter.Ne raundin tjeter, zgjidhet direct kandidati qe ka numrin me te madh te votive.Ne rastin e mumrit te votive te barabarta pas raundit te dyte, zbatohen rregullat e percaktuara ne piken 2.

4.  Cdo kandidat duhet te propozohet nga te pakten nje anetar i  FSHSH,  jo me vone se 20 dite para datës se zhvillimit të Asamblese.

 

NENI 22

 

PRESIDENTI

 

Kandidati per President duhet :

  • Të jetë shtetas shqiptar, me banim ne Shqiperi.
  • Të ketë arsim të larte.                                                                             
  • Të ketë figure të paster morale.
  • Të ketë moshen mbi 30 vjec.
  • Të mos jetë i dënuar nga organet e drejtësisë shqiptare dhe të huaja;
  • Të mos ketë konflikt interesash me postin e presidentit;
  • Te ketë kontribuar në sportin e shahut mundësisht si sportist, trajner, gjyqtar, gazetar apo donator (financues)

NENI 23

 

DETYRAT E PRESIDENTIT

1.      Detyrat e Presidentit jane si me poshte:

a)      Të përfaqësojë FSHSH.

b)      Të kërkojë thirrjen e A.P dhe të thërrasë mbledhjet e K.D.-së

c)      Të drejtojë Asamblenë e Përgjithshme po ashtu edhe takimet e K.D-së

d)     Të siguroje zbatimin e vendimeve të A.P dhe të K.D.-se

e)      Në rastin kur Presidenti mungon më shumë se tre muaj në ushtrimin e detyrës, KD ngarkon zv/presidentin për të ushtruar  detyrat e tij.

f)       Ne rastin kur Presidenti jep dorëheqjen, apo në rastin e pikës e, KD  cakton  zëvendëspresidentin  të kryejë funksionet e Presidentit përkohësisht, deri në thirrjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme.

 

NENI 24

 

KOMITETI DREJTUES

1.   Komiteti Drejtues perbehet nga 7 (shtatë) anëtarë duke përfshire  Presidentin, si anëtar ex. Officio dhe 6 (gjashtë) anëtarë të tjërë të zgjedhur nga Asambleja.

2.  Kanditati per anëtar i Komiteti Drejtues duhet:

a.       Te jetë shtetas shqiptar, me banim ne Shqipëri.

b.      Të ketë arsim dhe formim të lartë.

c.       Të ketë figurë të pastër morale.

d.      Të ketë aftësi organizimi dhe komunikimi.

e.       Të mos jetë i dënuar nga organet e drejtësisë shqiptare dhe të huaja.

f.       Të mos jetë njëkohësisht trajner, gjyqtar, veëzhgues, sekretar klubi, apo anëtar i nje organi gjykues të FSHSH.

g.      Të mos jetë njëkohesisht anëtar I nje federate tjetër (antar komisioni, kolegjiumi) etj.

h.      Të mos jetë i dënuar nga një federatë sportive per thyerrje disipline, përdorim dopingu, apo për abuzime financiare.

i.        Të jetë i propozuar nga një anëtar i federatës.(klub sportiv, apo shoqatë antare)

j.        Të mos ketë konflikt interesash me të qënit anëtar i KD. 

k.      Mundësisht të ketë ushtruar sportin e shahut si sportist, trajner apo gjyqtar I cilësisë sportive.

 

  1. Anëtarët që  propozojnë kandidatin nuk duhet të  jenë të pezulluar.
  2. Propozimet  për organet drejtuese, bashke me kurrikulumin dhe  të dhënat e nevojshme për kandidimin e tyre, duhet të dërgohen nga anëtarët tek Sekretariati i Përgjithshëm i FSHSH. Sekretariati  i Përgjithshëm mbledh dokumentacionin e kandidaturave  dhe ia paraqet K.D-se per miratim. Lista e miratuar e  kandidateve te cilet plotësojne kushtet, i njoftohet anëtarëve  së bashku me rendin e ditës së Asamblesë.
  3. Nje antar i FSHSH nuk mund te propozoje me shume se nje kandidat per antar të KD.

 

 

NENI 25

 

KOHEZGJATJA E MANDATEVE

1.  Mandati i organit të Presidentit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe antëarëve të Komitetit Drejtues ështe 4–vjeçar, me të drejtë rikandidimi të menjëhershëm dhe të pakufizuar.Në rastin e plotësimit të vendeve vakante, kandidati I zgjedhur vazhdon mandatin deri në përfundimin e kohës normale të mandatit.

2.  Organet plotësojnë vendet e mbetura vakante të anëtarit të saj në mbledhjen e asamblesë së rradhës nëpërmjet votimit siç parashikohet në starut për zgjedhjet e FSHSH.

 

NENI 26

 

MBLEDHJET

1.  K.D. mblidhet jo më pak se gjashtë herë në vit.

2.  Mbledhja drejtohet nga Presidenti.

3.  Presidenti bën njoftimin për mbledhje 14 ditë përpara zhvillimit të mbledhjes. 1/3 e anëtareve të K.D-së i kërkojnë Presidentit mbledhjen e K.D-se jashtë radhe. Presidenti duhet të mbajë mbledhjen brenda 3 (tre) javëve pas marrjes se kërkesës.

4.  Sekretari i Pergjithshem duhet te marre pjese në takimet e K.D.-së pa të drejtë vote.

  1. Mbledhjet e K.D-së nuk mbahen në publik. K.D. mund të ftojë palë të treta të marrin pjesë. Keto pale te treta nuk kanë të drejte votimi dhe mund te shprehin opinionet e tyre vetëm me miratimin e Presidentit të FSHSH.
  2. Për mbledhjet e KD  mbahet procesverbal, i cili firmoset nga Presidenti, Sekretari i Pergjithshm dhe nga cdo anëtar i K D pjesmarres ne mbledhje. Vendimet duhet te zbardhen brenda pese(5) diteve dhe të bëhen publike.

7.  Procesverbali i mbledhjeve të K.D. ruhet ne arkiv në dy kopje Për demtimin, falsifikimin apo humbjen e procesverbalit, pergjegjesit mbajne pergjegjesi ligjore.

 

NENI 27

 

KOMPETENCAT E KOMITETIT DREJTUES

 

K.D ka keto kompetenca:

a.   Të menaxhojë dhe drejtojë punët e FSHSH.

b.  Të planifikojë aktivitetet dhe kalendarin e veprimtarive.

c.   Të përcaktojë për secilin punonjës të FSHSH specifikat e punës.

d.  Të monitorojë administrimin e FSHSH.

e.   Të zgjedhë z/v presidentin.

f.   Të përgatisë dhe të mbajë Asamblenë e Përgjithshme të  Zakonshme dhe atë jashtëzakonshme.

g.  Të hartojë projekt-buxhetin.

h.  Të emerojë dhe shkarkojë anëtaret e organeve gjykuese.

i.     Të emerojë dhe kur e sheh te arsyeshme të shkarkojë anëtaret e Komisioneve të përhershme.

j. Të përcaktojë, organizojë dhe anullojë aktivitete zyrtare te nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar.

k.   Të mbajë lidhje me organizata sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.  Gjithashtu të ushtrojë të drejtën për të propzuar përfaqësues të FSHSH per t’u zgjedhur në këto organizata.

 

NENI   28

 

VENDIMMARRJA

 

1. K.D fillon mbledhjen vetem kur jane te pranishem me shume se gjysma e anëtarëve të tij.

2. K.D. merr vendime me 50% + 1 të anëtareve të pranishëm. Në rastin e votave të barabarata, Presidenti ka votë vendimtare kur votimi eshte i hapur.

3. Ne rast se nje anetar i K.D  ka konflikt interesash me çështjen për të cilën vendoset, ai përjashtohet nga debati dhe votimi për këtë  çështje.

4. Vendimet e marra rregjistrohen ne procesverbal.

5. Vendimet e marra nga K.D. hyjnë në fuqi menjëherë, përveç rasteve kur KD  vendos ndryshe. 

 

 

 

 

 

K R E U   IV

 

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

NENI  29

1. Sekretari i Përgjithshëm është organi administrativ i FSHSH.

2. Ministri Përgjegjës për Sportet miraton  njërën nga kandidaturat e paraqitura  për Sekretar te Pergjithshëm,  të  propozuara nga K.D  dhe  të konfirmuara nga Presidenti.

3. Sekretari i Pergjithshëm mund te pezullohet nga KD per shkelje te renda statutore apo abuzime të ndonjë natyre tjetër  të  ligjit.

4. Kandidati për Sekretar të  Përgjithshëm duhet:

a.       Të jetë shtetas shqiptar, me banim në Shqipëri.

b.      Të ketë arsim të lartë, mundësisht Universitetin e Sporteve, jurist, ekonomist.

c.       Te kete figure të paster morale.

d.      Të ketë aftësi organizimi, drejtimi dhe komunikimi.

e.       Të ketë moshën mbi 30 vjeç.

f.       Të mos jetë i dënuar nga organet e drejtesisë shqiptare dhe të huaj.

g.      Të mos jetë njekohesisht trajner, gjyqtar, vëzhgues, sekretar klubi apo anëtar i nje organi gjykues të FSHSH.

h.      Të mos jetë  njëkohësisht anëtar i nje federate tjetër ( anëtar komisioni, kolegjiumi etj);

i.        Të mos jetë i dënuar nga një federatë sportive për thyerje disipline, përdorim dopingu apo për abuzime financiare.

j.        Të mos ketë konflikt interesash me të qënit Sekretar i Pergjithshëm.

5. Funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm janë :

a.       Të zbatojë vendimet e K D.

b.      Të bëjë përgatitjet për Asamblene e Përgjithshme dhe për mbledhjet e organeve të  tjera dhe komisioneve.

c.       Të njoftojë  rendin e ditës së Asamblesë së Përgjithshme dhe të takimeve të K.D.-së

d.      Të mbajë korrespondencën e FSHSH.

e.       Të mbajë librat e llogarisë së FSHSH.

f.       Sekretari i Përgjithëshm është drejtuesi i Sekretariatit të FSHSH.

 

6.      Ai është pergjegjës per mbarëvajtjen, funksionimin dhe  menaxhimin e stafit që punon brenda tij.

7.      Ai është përgjegjës për veprimtarinë ekonomike, financiare të FSHSH.

8.      Ai merr pjesë rregullisht në Asamblenë e Përgjithshme, takimet e K.D-së dhe  të  gjitha organet e tjera drejtuese të federates  në rol keshillues. Nëse ai nuk është në gjendje të marë pjesë, duhet të caktojë një zëdhënës.

9.      Të informojë strukturat përkatëse shtetërore për mirëmenaxhimin e grantit, financimeve apo lehtësimeve fiskale që bën shteti për federatën .
 

 

 

NENI 30

 

PËRJASHTIMI I NJË PERSONI TË ZGJEDHUR

 

1. KD mund të pezullojë një anëtar të federatës  për shkelje statutuore, abuzime financiare të faktuara nga organi kompetent për arsye të parashikuara në nenin 5.3 të këtij Statuti, ( mungese të infrastrukturës sportive, stafet drejtuese, sportistë të licencuar), apo për ndonjë shkelje apo veprim tjetër  në kundërshtim me ligjin apo statutin, si dhe të propozojë përjashtimin e anëtarit në Asamble.

2. Asambleja e Përgjithshme ka autoritetin që ta përjashtojë një antar kur propozimi për përjashtim votohet nga të paktën 2/3 e antarëve Të drejtën e propozimit e ka 1/3 e anëtarëve, ose KD.

3. Kur 1/3 e anëtarëve të federatës kërkon shakarkimin e Presidentit, apo cilitdo organi tjeter drejtues të FSHSH, nëpërmjet një kërkese për Asamble të Jashtëzakonshme, apo një mocioni mosbesimi, për një arsye të paraqitur në kërkesë, Asambleja ka autoritetin për të marë vendimin, kur ky propozim votohet pro nga të paktën 50 + 1 % e anëtarëve të FSHSH.

 

                                                                  K R E U    I V

FINANCA

NENI 31

PERIUDHA FINANCIARE 

1.      Periudha financiare do të jetë viti kalendarik prej 1 JanarIt deri në 1 Dhjetor të cdo viti.

2.      Lidhur me çeshtjet financiare, FSHSH zbaton legjislacionin përkatës në fuqi.

                                                              NENI 32

       BURIMET FINANCIARE

1.      Të ardhurat e Fedratës Shqiptare të Shahut sigurohen nga:

a)      Granti I përcaktuar nga Ministria Përgjegjëse për Sportin.

b)      Regjistrimet vjetore të anëtarëve.

c)      Të ardhurat e krijuara nga marketingu I të drejtave që gëzon FSHSH.

d)     Nga sponsorizimet, donacionet, dhurimet, financimet nga shteti dhe burime të tjera te lejuara.

e)      Nga licensimi i traniereve, sportisteve, gjyqtareve, mjekeve, vezhguesve, specialisteve, amatoreve.

f)       Nga kuotat e anëtaresimit në FSHSH.

g)      Të ardhurat nga FIDE dhe ECU.

NENI  33

NDALIMI I PËRDORIMIT TË STIMULANTËVE 

1. FSHSH ndalon që anëtarët e saj në aktivitetet sportive kombëtare apo ndërkombëtare të përdorin substanca të ndaluara stimuluese. Në rast konstatimi të përdorimit të këtyre substancave,  FSHSH merr masa dhe trajton rastet në përputhje me rregulloret e FIDE dhe ECU.

2. FSHSH njeh dhe pranon autoritetin e Komisionit Kombëtar të Antidopingut.

NENI 34

ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE:

Vendimet e organeve drejtuese të organizatave sportive që bien në kundërshtim me ligjin dhe me statutin e tyre nuk mund të jenë objekt ankimi në  dhe gjykimi në Gjykatën Civile. Kunsër këtyre vendimeve mund të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (K.A.S.)

 

 

K R E U   V

DISPOZITAT E FUNDIT 

NENI 35

1. Për çështjet që nuk parashikohen në këtë statut, do të zbatohet ligji Nr. 9376 date 21.04.2005 “Per Sportin”, Kodit Civil, ligji Nr. 8788 datë 07.05.2001 “Per Organizatat Jofitimprurese”, si dhe ligji Nr. 8789 datë 07.05.2001 “Per rregjistrimin e Organizatave Jofitimprurese”, si dhe akte te tjera ligjore dhe nënligjore qe rregullojne kete aktivitet.

2. Cdo ndryshim i statutit te FSHSH-së, përpara se të regjistrohet ne Gjykatën kompetente, miratohet me Urdhër të Ministrit përgjegjës për Sportin.

3. Në rast mosmarrëveshjesh brenda FSHSH-së, të cilat çojnë në paralizimin e aktivitetit dhe veprimtarisë së FSHSH-së, Ministri përgjegjës për Sportin ka të drejtë të pezullojë veprimtarinë e organeve drejtuese të FSHSH-së dhe të miratojë me mandat  te përkohshëm një Kryetar të FSHSH-së për të drejtuar veprimtarinë e kësaj Federate dhe për të përgatitur thirrjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme Zgjedhore.

4. Ky Statut  hyn në fuqi sipas legjislacionit përkatës.

 

 

PRESIDENTI                                                SEKRETARI I PERGJITHSHEM                                                         

REZART    TACI                                                   MAJLINDA PILINCI 

Kategoria I

Kategoria I
Kategoria I - Kjo hapesire eshte per kategorine e I-re

Kategoria II

Kategoria II
Kategoria II - Kjo hapesire eshte per kategorine e II-te

Kategoria III

Kategori\" data-mce-src=
Kategoria III - Kjo hapesire eshte per kategorine e III-te

Kategoria IV

Kategoria IV
Kategoria IV - Kjo hapesire eshte per kategorine e IV-rt

Kategoria V

Kategoria V
Kategoria V - Kjo hapesire eshte per kategorine e V-te