Sat08192017

Last updateTue, 11 Jul 2017 6pm

Back You are here: Home Renditja Federata Dokumenta Rregullore

Renditja

Rregullore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
FEDERATA SHQIPTARE E SHAHUT
RREGULLORE
E BRENDESHME E KAMPIONATIT KOMBËTAR INDIVIDUAL
TË SHAHUT PËR TE RRITUR

 

GARA

KAMPIONATI KOMBTAR INDIVIDUAL PER TE RRITUR -2012

DATAT

14 PRILL-22 PRILL

VENDI

TIRANE

Salla shahut

DATA E FUNDIT PER APLIKIM

14 PRILL

SISTEMI

9 TURE SISTEM “ZVICERAN”

KOHA E TE MENDUARIT

90’(PER 40 LEVIZJET E PARA) + 30’ DERI NE PERFUNDIM

ORGANIZATOR

FEDERATA SHQIPTARE E SHAHUT

REZULTATET

6 vendet e para ftohen per pjesemarrje ne

“Turneun e Me te Mireve 2012”

 

 

1.RREGULLAT E PERGJITHSHME

1.1 Kjo rregullore permban rregullat per kampionatin kombetar individual per te rritur si dhe kalendarin e ndeshjeve.

2.PJESMARRJA DHE APLIKIMET

2.1. Ne kete kampionat mund te marrin pjese sportistet qe paguajne tarifen e regjistrimit dhe qe nuk kane marre ndonje mase disiplinore te meparshme, qe u ndalon pjesemarrjen ne kampionat.

2.2 Tarifa: Sportistet qe do te marrin pjese ne kampionat duhet te paguajne tarifen e licencimit prej 500 lekesh , per lojtaret  qe marrin pjese si individe dhe 300 leke per lojtaret  e listuar nga klubet sportive perkatese (plus antaresimin e klubit sportiv) 

Kjo pagese do te behet ne llogarine bankare te Federates Shqiptare te Shahut prane  Bankes Raiffeissen.

2.3. Aplikimi: Aplikimet behen ne menyre individuale, jo me vone se data 14 Prill,  ora 14 : 00.

Mandati i pageses se tarifes duhet te dorezohet para perfundimit te garave.

 

3.Kontrolli i regjistrimeve

3.1. Te gjithe sportistet duhet te mbarojne proceduren e regjistrimit brenda afatit te percaktuar ne rregullore dhe perpara mbledhjes teknike.

3.3. Sportistet qe nuk marrin pjese ne turin e pare nuk do te marrin pjese ne turin e dyte e per rrjedhoje nuk do te mund te vazhdojne garen.Ne raste te tilla tarifa e hyrjes nuk u rimbursohet.

4.Menyra e gares

4.1. Ciftimet e Kampionatit Individual Shqiptar per te rritur do te behen nga gjyqtaria nepermjet programit “Swiss Manager “ me 9 ture.

Koha e mendimit do te jete 90’ per 40 levizjet e para dhe 30’ shtese per perfundimin e gjithe ndeshjes.

4.2. Ne varesi te pjesemarrjes gjyqtaria ka mundesine te shtoje ose te heqe ture nga numri i pergjithshem I tureve te shpallura. Ne kete situate program I ri shpallet gjate mbledhjes teknike.

4.3. Rregjistrimi i ndeshjes është i detyrueshëm, deri   ne perfundim te ndeshjes.

4.4.  Vonesa  e sportistit mbi  30` per fillimin e ndeshjes, shkakton humbjen e saj.

4.5.  Eshte e detyrueshme fikja e telefonave celulare.

Konsatimi qofte edhe I  nje “zileje” te vetme në sallen e shahut, shkakton humbjen e ndeshjes.

4.6. Ndalohet komunikimi i lojtarëve në zonën e ndeshjeve.        

4.7.Për probleme personale lojtari është i detyruar të marrë leje tek gjyqtari, nese i duhet te largohet nga salla.

4.8. Lojtari qe mbaron ndeshjen, largohet nga salla me te mbaruar ate.

4.9. Nuk lejohet prania e spektatoreve ne sallen e zhvillimit te ndeshjeve.

4.10. Gjyqtaria ka kompetenca te plota per zbatimin e kesaj  rregulloreje (hartuar ne baze te rregullores se FIDE) . Vendimet e saj jane te formes se prere.

5. Ne rastet e barazise se pikeve;

5.1. Nese njeri nga 6 vendet e para ndahet ne menyre te barabarte pikesh nga me shume se 1 sportist atehere.

- Per renditjen e sportisteve me pike te barabarta do te merren parasysh piket Buchholz dhe Sonneborn-Berger.

- Ciftimet e ndeshjeve do te behen duke perdorur  renditjen e mesiperme. (Me i larti ne renditje me me te ultin e keshtu me rradhe).

5.2.Per te gjitha vendet e tjera shikohen sipas rradhes piket Bucholz dhe Sonneborn-Berger

 

6.Pretendimet

Komisioni I pretendimeve formohet sipas rregullores se Federates se Shqiperise. Pretendimet duhet te behen me shkrim, drejtuar kryegjyqtarit, deri 15 minuta pas perfundimit te turit.

7. Cmimet:

Per kampionin jepet nga Granti I Shtetit shperblimi 20 000 leke.

Cmimet nga ana e Presidentit te Federates do te behen te ditur ne castin e fillimit te gares.

8.Programi

Pershkrimi

Data

Ora

Kontrolli regjistrimeve

14.04.2012

12 : 30 – 14: 00

Mbledhja Teknike

14.04.2012

14 : 00 – 14 : 30

Shpallja e Listes

14.04.2012

14 : 30

Shpallja e ciftimeve te Turit 1

14.04.2012

15 : 00

Ceremonia e Hapjes

14.04.2012

15 : 30

Turi 1

14.04.2012

16 : 00

Turi 2

15.04.2012

  9 : 30

Turi 3

16.04.2012

16 : 00

Turi 5

17.04.2012

16 : 00

Turi 6

18.04.2012

16 : 00

Turi 7

19.04.2012

16 : 00

Turi 8

20.04.2012

16 : 00

Turi 9

21.04.2012

  9 : 30

Turet eliminuese

22.04.2012

16 : 00

Ceremonia e Mbylljes

22.04.2012

16 : 30

 

 

Gjyqtaria:

Shkelqim Lazaj – K /gjytar

Ermal Culi – Gjyqtar + Sekretar Gare

Arjan Bllaca- Gjyqtar

Majlinda Pilinçi-Sekretare e Pergjithshme 

Kategoria I

Kategoria I
Kategoria I - Kjo hapesire eshte per kategorine e I-re

Kategoria II

Kategoria II
Kategoria II - Kjo hapesire eshte per kategorine e II-te

Kategoria III

Kategori\" data-mce-src=
Kategoria III - Kjo hapesire eshte per kategorine e III-te

Kategoria IV

Kategoria IV
Kategoria IV - Kjo hapesire eshte per kategorine e IV-rt

Kategoria V

Kategoria V
Kategoria V - Kjo hapesire eshte per kategorine e V-te